Konture të arta, rikthimi te vijat ndonëse të bëra me “penel” dhe një version i tretë… si tigër. Kur diskutimet për fanelën e këtij sezoni në stilin “Palio e Sienës” ende nuk janë shuar dhe mërzitën shumë tifozërinë bardhezi, kanë dalë zërat e rinj për tre fanelat e Juventusit për sezonin 2020-21. I publikon faqja në Instagram “La maglia bianconera”, që është gjithnjë e mirëinformuar për ndryshimet në look-un e “Zonjës së Vjetër”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sa i takon fanelën së parë, zërat duhen konfirmuar ende, por duket se drejtuesit kanë vendosur të kthehen tek fanella historike, ndonëse do ketë edhe pak “modernizëm”. Do zhduket vija rozë në qendër, do të rikthehen vijat bardhezi që do të “treten” në fund të fanelën për t’i dhënë efektin e penelit. Mund të ketë konture të arta në vija dhe logo. Forma e jakës do të jetë në formë V-je jo më e rrumbullakët si aktualja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb