Juventusi është shpallur për herë të 6 radhazi kampion i Italisë. Bardhezinjtë me fitoren e regjistruar sot 3-0 kundër Crotone-s kanë mbyllur edhe matematikisht çështjen e titullit kur mbetej edhe 1 javë në përfundim e kampionatit.

Për “zonjën e vjetër” realizoi Mandzukiç në minutën e 13-të, Dybala në të 39-ën dhe Alex Sandro pak para përfundimit të kohës së rregullt. Ky është titulli i 33-të në historinë e klubit që vjen me një rekord, 6 herë radhazi kampion, si askush tjetër.

Juventus 3-0 Crotone All Goals & Highlights 21… by footy-goals
Më parë Inter, Torino dhe Juventusi bashkëndanin vendin e parë me 5 tituj njëri pas tjetrit, por nga sot historia shkruhet ndryshe.
165851988-6c1ed54f-2a37-44f4-afab-c24f0745b67f
Fitore ka arritur edhe Milani që mposhti thellë 3-0 Bolonjën në “San Siro”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Monetella morën e fitoren e parë pas 5 ndeshjesh.

Serinë e golave e hapi Deulofeu në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 69-të, më pas Honda në të 73-n dhe Lapadula 2 minuta para përfundimit të takimit.

All Goals & highlights HD 3-0 Milan VS bOLOGNA… by allsporttv
Kjo është fitoreja e parë që Milani merr me presidencën e re, të ardhur në krye të kuqezinjve afërsisht pesë javë më parë.

Në ndeshjet e orës 15:00 luajti edhe Atalanta e cila mori një fitore minimale në transfertë kundër Empolit 0-1. Tre pikë mjaft të vlefshme për bergameskët që blindojnë vendin e 5-të duke siguruar pjesëmarrjen në grupet e “Europa League” për sezonin tjetër.

Alejandro Gomez Goal HD – Empoli 0-1 Atalanta… by gashiylli223
Portieri shqiptar Etrit Berisha nuk luajti pasi ishte i dëmtuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb