Juventusi ka shënuar fitore minimale ndaj Milanit me rezultat 1-0 për të fituar kështu trofeun e tetë rekord të Superkupës së Italisë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin King Abdullah Stadium në Jeddah. Afro 60 mijë shikues u mblodhën për të përcjellë spektaklin e dy skuadrave të mëdha italiane.

Pjesa e parë kaloi me lojë të baraspeshuar, ku dominimin e pati skuadra e Juventusit që në momente të caktuara për pak sa nuk e gjeti golin. Pjesa e parë përfundoi pa gola, për të lënë shumë të hapur sfidën në pjesën e dytë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me të filluar pjesa e dytë Milani pati dy momente të mira, fillimisht me anë të Cutrones i cili qëlloi shtyllën, më pas me anë të Calhanoglut që rrezikoi portën.

Por, në aksionin vijues një top i mirë në zonë nga Pjanic e gjen Cristiano Ronaldo që iu shmang pozitës jashtë loje për të shënuar 1-0 (61′). Juventusi gjeti golin me anë të Dybalas, por ai u anulua më pas nga VAR.

Milani mbeti i kufizuar kur Franck Kessie për një ndërhyrje të ashpër u përjashtua nga loja në minutën e 73-të. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Juventusi kështu fitoi trofeun e parë të vitit 2019. Ky është trofeu i tetë i Superkupës së Italisë në histori të Juventusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb