Juventus-Atalanta, ndeshje e vlefshme për javën e 37-të të Serisë A, fillimisht ishte programuar për t’u luajtur të dielën në orën 15:00, por u zhvendos në orën 20:30, sipas njoftimit të fundit të Legas së futbollit Italian. Kërkesa e bërë nga Juventusi, që kërkon të festojë titullin në stadiumin e tij në përballjen me Atalantën, është mirëpritur nga drejtuesit e Legas, ndonëse skuadra mike preferonte të lunate në orën 15:00.

Juventusi ka ndërmend të bëjë një festë të përbashkët për djemtë e Alegrit dhe vajzat e Guarinos, që do të zbresin në fushë përpara ndeshjes me “Dea”-n për të festuar suksesin e tyre të dyfishtë në kupë dhe kampionat. Por ky vendim i Legas ka tërbuar tifozët e Milanit, që e shikojnë këtë lëvizje në dëm të skuadrës së tyre, e cila lufton pikërisht me Atalantën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, me skuadrën e Gasperinit që do të jetë në dijeni të rezultatit të rivalëve përpara se të zbresë në fushën e lojës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb