Pas ironisë që bëri presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç se donte të takonte homologun e tij kosovar, por ai ishte nëpër korridore, vjen kundërpërgjigja nga Hashim Thaçi.

Duke mos kursyer ironinë, Thaçi ka dalë në një foto me kryeministrin Rama, ndërsa shkruan; “Diku nëpër korridoret e OKB-së ? – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Capture
Capture

Reagimi i Thaçit vjen si përgjigje ndaj presidentit serb, i cili teksa ka folur për takimet që ka pasur në Neë York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Neë York.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: