Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tregoi anët pozitive dhe negative, sipas saj, të dy kandidatëve kryesorë për t’u bërë kryeprokurorë të vendit.

Lala tha se Fatjona Mençaj është një kandidate serioze, por vlerësoi se Olsian Çela ishte prokurori që ka edhe një platformë të qartë në lidhje me atë se çfarë do të bëjë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Klodiana Lala: Unë njoh edhe zonjën Fatjona Mençaj edhe zotin Olsian Çela. Zonja Meçaj ka punuar pranë presidencës në kohën që Bujar nishani ishte president. Ajo foli sot si një zonjë se do të jetë në krah të qytetarëve. Zonja Mençaj nuk kishte platformë, nuk ka garanci. Mençaj u shmang nga debati shpesh herë. Por sa i takon anës akademike është njohëse e mirë e ligjit, por mendoj se nuk ka lidershipin e duhur. E shohin edhe si person politik. Ajo po ashtu nuk ka staturën për të bërë ballë ndaj politikës. Unë mbështes çdo profesionist.

Ndërsa Olsian Çela është drejtuesi i Prokurorisë së Rëndë. Në kohën e Olsian Çelës, është dënuar 12 vjet burg Shullazi, është dënuar grupi i Fierit që bënte trafik kokaine, që kishte të përfshirë njerëz të fuqishëm, biznesmenë e persona të krimit. Olsian Çela shpalosi një platformë. Ai tha se do të garantoj pavarësi të prokurorëve. Olsian Çela diagnostikoi të gjitha sëmundjet nga të cilat vuan Prokuroria sot. Çela deklaroi sot se kemi dënuar persona për një cigare, persona të dobët e kemi krijuar kaos social.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb