Qatip Osmani nuk ka qëndruar gjatë papunë. Pas largimit nga Vllaznia, trajneri i njohur është zyrtarizuar në Maqedoninë e Veriut, aty ku do drejtojë skuadrën e Strugës.
“F.C. Struga njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Qatip Osmani. I njëjti është prezantuar sot së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku… Mirësevini”, shkruan klubi.
(J.S/BalkanWeb)