Nga Durrësi ku po zhvillohet takimi prezantues i kandidatëve për deputetë të PD për qarkun e Durrësit, kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua kryeministrit Rama duke e quajtur të pashpresë, që merret me drejtuesin e fushatës së PD, Chris LaCivita.

Berisha tha se pasi dështoi me takimet e organizuara me zonjat durrsake dhe tiranase, Rama merret me arkitektin e rikthimit të Sali Berishës në pushtet.

Sali Berisha: Këtu në Durrës filloi, këtu në Durrës në një nga sallat e Durrësit, u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës.

Aty ai mblodhi zonjat, nëna, motra, gra, dhe donte të tregonte para shqiptarëve se epërsia e tij, ky mizogen që është kryeministri më mizogen i Europës.

Donte të paraqitej se kam mbështetjen masive të grave.

Çfarë i ndodhi? Gratë e bojkotuan. Kishte parashikuar aktivitet kombëtar. Meqenëse nuk e kam në iPad, por e kam në telefon, nesër do publikoj se çfarë tha ai pas dështimit me gratë në Durrës.

Ai u tha bashkëpunëtorëve të tij, epo kjo nuk na shkoi mirë, na pa syri i keq. Në fakt, syri i keq më i keqi është ai.

Një nderim të gjitha për ato gra dhe vajza që e bojkotuan atë. Ato nëna dhe motra, ato nëna të cilave ua hoqi fëmijët nga sofra dhe i detyroi t’i nisin në rrugët e botës se nuk u del kafshata.

Ato nëna të cilave ua ndërpreu fëmijëve shkollën me mesataren e tij.

Ato nëna, fëmijëve të të cilave u ofroi drogën dhe krimin.

U treguat nëna të vërteta shqiptare që e bojkotuat.

Miqtë e mi, por e nesërmja në Tiranë. Ia thanë sheshin. Qytetarët e Tiranës ia thanë sheshin Edi Ramës.

Nderim, nderim socialistëve të Tiranës, nderim qytetarëve të Tiranës që e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej narkodiktatorin dhe i dhanë atë që meritonte

(BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb