Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka folur për momentin kur zbuloi se dy nga fëmijët e saj janë me spektrin e autizmit.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ajo tha se në atë moment mori mesazhe pafund nga e mbarë bota kudo ku ka shqiptarë.

Nga momenti që kam folur, mora mesazhe pafund nga e gjithë bota kudo ka shqiptarë. Më kanë bërë pyetje, ku i trajton, si i trajton. E kanë marrë me ankth e stres. Jam munduar t’ua heq stresin dhe frikën sepse prindërit duhet ta pranojnë fillimisht pastaj të vazhdojnë me trajtime që iu nevojiten.

Artistja më tej u shpreh se vizitat nëpër shkolla për fëmijët me spektrin e autizmit, duhet të bëhen më shpesh, jo vetëm në ditën e ndërgjegjësimit.

Vizitat nëpër shkolla nuk duhet të bëhen vetëm në ditën e autizmit, por sa më shpesh. Këto qendra janë funksionale dhe që i trajtojnë, jo vetëm t’i lënë brenda qendrës, por duhet bërë vetëdijësimi i popullatës. Fëmijët me autizëm janë pjesë e shkollës dhe duhet të shkojnë shpesh të japin informata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: