Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit të PS, Taulant Balla u ndal edhe në procesin e vettigut si pjesë e reformës në drejtësi. Ndërsa vlerësoi ecurinë e këtij procesi, për një drejtësi të pavarur, Balla theksoi a ende prokurorë e gjyqtarë që e dinë që se kalojnë dhe janë bërë pjesë e asaj bande të papranueshme KÇK që duhet gjetur mekanizmi për ta parandaluar

“Nuk besoj ka deputet në këtë sallë që të mos vlerësojë se procesi i vetingut po ecën në mënyrë të shkëlqyer, që nga 190 prokurorë e gjyqtarë që kanë kaluar deri më sot, cdo ditë kalon nga një sot përsëri sic njoftojnë edhe mediat, kemi një numër të konsiderueshëm që nuk e kanë kaluar vettingun. Dhe kjo tregon sa e thellë paska qenë kriza e sistemit të vjetër të drejtësisë, mungesa e pastërtisë së figurës, mungesa e referencës të të ardhurave, e padyshim ka plot raste KPK apo KPA kanë konsideruar se prokurori e gjyqtari nuk ka përgatitjen e nevojshme për të dhënë drejtësi në këtë vend. Kush u mundua të pengojë reformën në drejtësi e ka marrë sot mesazhin e qartë nga suksesi i këtij procesi, i cili është vetëm në fillim të vet. Ka ende prokurorë e gjyqtarë që e dinë që se kalojnë dhe janë bërë pjesë e asaj bande të papranueshme KÇK që duhet gjetur mekanizmi për ta parandaluar. Por, procesi i vettingut është garancia që Shqipëria europiane është në drejtimin e duhur, sa i përket një sistemi drejtësie të pavarur.

Kemi në proces në Kuvend, kandidatura që i takojnë kuvendit për kushtetueses dhe brenda afatit 30 ditor, Kuvendi do ezaurojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur anëtarët.

Para krishtlindjeve do ishte mirë që kuvendi të plotësonte vendet, sikurse dhe presidenti i republikës duhet të veprojë sipas kushtetutës, brenda afateve për kërkuara. “ përfundoi Balla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb