Nuri Sahin, trajneri i Borussia Dortmundit, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes kundër Mainz në kampionat.
“Ryerson dhe Couto do të jenë të pranishëm në stërvitje. Kobel ende nuk është stërvitur me ekipin.
Mainz bën një lojë të mirë dhe intensive. Ata dijnë të bëjnë edhe presing dhe në të tilla kushte, detyra jonë është e qartë. Ata kanë një trajner (Henriksen) që ka sjellë shumë eufori në grup. Ata kanë disa lojtarë të shkëlqyer në radhët e tyre. Ne na duhen pikët” – tha Sahin.
(J.S/BalkanWeb)