Pas fotos të postuar dje, Cristiano Ronaldo dhe e dashura Georgina Rodriguez kanë përfunduar më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi foto solli interesimin e programit “Save Me” në “Mediaset” për të mësuar më shumë rreth modeles 24-vjeçare me origjinë argjentinase.

Si pasojë e hulumtimit u tha se Georgina ka harruar familjen e saj, që nga koha kur ka filluar që të dalë me Ronaldon, në veçanti me gjyshen dhe babanë e saj, të cilët janë shumë sëmurë.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, Cristiano Ronaldo ka hedhur në gjyq median ku kërkon përgënjeshtrimin e lajmit, por gjithashtu edhe ndërprerjen e investigimeve për familjen e të dashurës së tij, pasi mësohet se TV e kishte marrë shumë seriozisht të mësonte shumë më shumë për të afërmit e Georginas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb