Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro nuk është kursyer me vlerësimet e tij për homologun rus Vladimir Putin, duke e krahasuar këtë të fundit me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.
“Vladimir Putin është një yll i politikës ndërkombëtare dhe është një golashënues i lindur si ylli i futbollit Cristiano Ronaldo”, tha të enjten Maduro gjatë një takimi të nivelit të lartë me një delegacion rus në Karakas.
Maduro po komentonte samitin e BRICS të muajit të kaluar në qytetin rus të Kazanit, ku ai mori pjesë, duke e quajtur atë “një sukses të madh”.
“Aty ishin 30 krerë shtetesh… dhe Putin priti të gjitha delegacionet, takimet dypalëshe, mori pjesë në seancën plenare. Putin është një golashënues i lindur, një golashënues i lindur si Cristiano Ronaldo, ai ka instinktet e një golashënuesi”, tha lideri venezuelian gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin rus.