“Incidente ka gjithandej, nuk na shqetësojnë fare” Kështu e ka komentuar deputetja Rudina Hajdari, gjithë sa ndodhi sot në shkollën e gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”, ku një prej të pranishmëve në sallë iu drejtua asaj me fjalët “ turp i kombit”

“Kemi ardhur këtu për ditën e hapjes së kësaj shkolle, në këtë ditë u takuam me mësues e nxënës incidente ka gjithandej. Nuk na shqetëson fare, përkundrazi. Infrastruktura e shkollës sot është shumë e dobët. Cilësia e arsimit ka rënë shumë, duhet të bëjmë sa më shumë për infrastrukturën në shkolla, e cilësinë e arsimit. nuk duhet t’i braktisim ato, nuk duhet t’i mbyllim shkollat. Sot ka më pak studentë të ulur në banka, kjo për shkak se emigrimi është rritur shumë kjo është për të ardhur keq.ne sot shohim një arsim edhe më të dobët.

Une dua te jap sot nje mesazh. Duhet të bëjmë më shumë për arsimin në vend, të rrisim buxhetin për arsimin. Qeveria nuk e ka plotësuar premtimin e saj për arsimin. Qeveria nuk ka vëmendje ndaj arsimit. Do shkoj në shkollën “Azem Hajdari” e cila ka rrezik të mbyllet. unë nuk do e toleroj këtë gjë, të hënën do jemi në parlament për problemet e qytetarëve tanë.” tha Hajdari në një prononcim për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb