Meghan Markle mund të ketë lindur. Është ky dyshimi i mediave britanike dhe që ka filluar të shpërndahet nga të gjithë mediat botërore. Asnjë njoftim zyrtar, por disa indicje, të bëjnë të mendosh që princi Harry është bërë baba. Ndër të tjera Buckingham Palace po përgatiten për festën e 93 vjetorit të mbretëreshës Elisabetta më 21 prill. Nëse lindja e Royal Baby do të konfirmohet, festimet do të jenë dyfish.

Që kur Meghan dhe Harry kanë njoftuar se janë në pritje të një bebeje, të gjithë mediat kanë ngritur reflektorët për të kuptuar dhe mësuar çdo detaj.

Postimi i dukëve të Sussex në profilin e tyre në Instagram, i ka dhënë udhë thashethemeve. Cifti mbretëror falënderon të gjithë ata që kanë bërë dhurata për fëmijën që ata presin dhe kanë publikuar listën e shoqatave që kanë bërë dhurata.

Përse falënderojnë pikërisht tani? Mos vallë fëmija e tyre ka lindur? Janë këto pyetjet që bëjnë shumë kureshtar. Mes dyshimeve të shumta është edhe pyetja se kush do ti bëjë bebes foton e parë pas lindjes. Sipas asaj që citon revista ‘Who’, do të jetë vetë princi Harry që do të fotografojë momentet e para në jetë të ‘Baby Sussex’, por vetëm kur të bëhet mirëseardhja e bebit, shumë private dhe intime, siç bën me dije shtëpia mbretërore në një njoftim për shtyp.

Ndër të tjera Carlo dhe Camilla kanë vendosur të nisen për Gjermani në 7 prill, në mënyrë që të mund të kenë mundësi të shijojnë në qetësi ditët e para të nipit të tyre.

Sipas ‘gojë ligëve’ Markle po pret të dielën 21 prill për të dhënë lajmin e bukur, në mënyrë që të mund ‘ti vjedhë skenën’ mbretëreshës Elisabetta, që pikërisht atë ditë do të festojë ditëlindjen e saj të 93.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb