Joel Matip është afër një aventure të re në Premier League. Mbrojtësi nga Kameruni, sipas asaj që shkruajnë mediat, është pranë firmës me West Ham.
Bisedimet e Matip me klubin e njohur po shkojnë në rrugë të mbarë dhe shumë shpejt mund të kemi një fund të lumtur.
33-vjeçari, i cili mbahet mend për periudhën te Liverpool, nuk luan prej kohësh, duke bërë kështu që rikthimi në formë për të të jetë një objketiv i vështirë. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.
(J.S/BalkanWeb)