Ashtu siç u pa në fillim të ceremonisë të Euro 2024, maskoti zyrtar i kompeticionit do të jetë një arush, i cili quhet Albärt. Vendimi ka ardhur pas një votimi të kryer midis përdoruesve dhe nxënësve të UEFA.com në të gjithë Evropën, përmes programit të UEFA Football in Schools.
Maskoti në fjalë ia doli të mposhtë konkurrencën e të gjithëve, duke marrë jo pak por 32% të votave. “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme në ditët e sotme që të bëjmë fëmijët që të merren me sport”, ishte komenti i ish-lojtarit gjerman, Philip Lahm.
Kjo zgjedhje është pëlqyer shumë nga tifozët, të cilët mezi po presin Europianin, në të cilin luan edhe Shqipëria. Në fakt, është parashikuar që arushi Albärt të dhurojë spektakël gjatë evenimentit.
(J.S/BalkanWeb)