TIRANE– “Ka muzikë në shtëpinë e madhe” është libri më i ri që i shtohet botimeve shqip. Aja Çela është autorja e tij, e cila edhe pse në moshë të re është inspiruar të shkruajë për dashurinë. Dashurinë për jetën, familjen, prindin, fëmijën, partnerin.

Nisi t’i shkruante këto tregime dhe novela kur ishte 12 vjeçe, dhe momenti për t’i ndarë me të gjithë është tani, që Aja është në prag të përfundimit të ciklit të mesëm.

“Ka muzikë në shtëpinë e madhe” është një nga tregimet, që autores së re i pëlqen më shumë, ndaj edhe libri i parë i saj mban të njëjtin titull.

Është rritur mes shkrimtarësh pasi tezja e saj, por edhe e ëma gjithashtu, janë pjesë e letërsisë. Nuk ka ndjekur stilin e tyre të të shkruarit, edhe pse pohon se është frymëzuar prej tyre. Ia dedikon këtë libër tezes së saj, Aidës, edhe pse një libër nuk mjafton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb