TIRANË- Një telefonatë në sallën operative për një ngjarje kriminale ka ngritur policinë e Tiranës më këmbë. Sipas burimeve zyrtare, mbrëmjen e sotme ka mbërritur një telefonatë ku një qytetar thoshte se në rrugën “Shefqet Musaraj” një person ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.


Policia ka shkuar në vendngjarje për verifikimin e informacionit por nuk ka evidentuar asnjë të plagosur, ndërsa pas veprimeve hetimore ka arritur të zbardhë ngjarjen.


Sipas policisë sot rreth orës 21:10, në një lokal në rrugën “Shefqet Musaraj”, shtetasi L. L., rreth 35 vjeç (pronari i lokalit) për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.


Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore pronari i lokalit, shtetasi L. L., dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt.

(m.k/BalkanWeb)