TIRANË

Akademiku dhe profesori i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, Artan Fuga duke zënë shkasë tek protesta e studentëve, e cila ka bërë 4 ditë që nga fillimi, jep disa propozime për studentët, ministren e arsimit duke mos kursyer as pedagogët dhe qeverinë.

Ai shprehet se ka nevojë urgjente për masa të mençura dhe për këtë rendit disa pika që sipas Fugës zgjidhin situatën e krijuar.

““Cfarë u propozoj studentëve, Ministres së arsimit, kolegëve të mi profesora dhe qeverisë!Per mua tani ka nevoje per masa të mencura:

 

  1. Pranimi i amendimit te ligjit per arsimin e larte, që e pranon ose jo ndonje fletushke sherbetore propagandistike people, eshte ai baza e te gjitha te keqiave qe ka mberthyer shkollen e lartë.
  2. Pezullimi i te gjithe bordeve per nje kohe te dyte derisa te perpunohet modeli i ri i administrimit.
  3. Pranimi i pageses me keste i detyrimeve financiare te studenteve

4.Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise para amendimit të ligjit për arsimin e lartë.

  1. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqërinë e sotme shqiptare.
  2. Pëpunimi i një ligji për pranimin e të rinjve të diplomuar në administratën publike vetëm nëpërmjet meritokracisë dhe jo konkurseve fallco.
  3. Përpunimi i ligjit antikorrupsion në sistemin universitar dhe në vlerësimin e studentëve.
  4. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart per reformimin e arsimit te larte.
  5. Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent.
  6. Perpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare
  7. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.”, shkruan Fuga në “Facebook”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb