Bandat shqiptare të cilat kanë “zaptuar” Britaninë e Madhe sa i përket trafikut të drogës, janë paralajmëruar nga kumbarët e krimit se ka një qytet që është rreptësisht i ndaluar për ta.

Gjatë 20 viteve të fundit, bandat shqiptare kanë kapur kontrollin e tregut të kokainës në Britani, pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet vdekjeprurëse të drogës në Amerikën Latine.Modeli i tyre i biznesit britanik i ka bërë të dominojnë tregtinë e drogës duke ia kaluar konkurrentëve, duke punuar me bandat lokale dhe duke shmangur gjakderdhjen e kotë.

The Sun shkruan: “Gangsterët shqiptarë po drejtojnë rrjetin e tyre të drogës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”. Ka një qytet në Britani, ku ata nuk mund ta prekin dhe ky është Liverpuli. Gjatë 20 viteve të fundit, bandat shqiptare kanë kapur kontrollin e tregut të lulëzuar të kokainës në Britani, pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet vdekjeprurëse të drogës në Amerikën Latine. Në dy dekada bosët e drogës kanë shfrytëzuar paratë e pista për të bërë jetë luksoze, ndërsa ngasin edhe makina si “Ferrari” apo “Bentley”. “The Sun” shkruan gjithashtu se një nga bandat më famëkeqe është “The Hellbanianz”. “Mijëra shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 gjatë një krize refugjatësh.

Ata fillimisht lanë shenjën e tyre aktivitetin e prostitucionit. Burimet policore kanë treguar se si në fillim të viteve 2000 ata luftuan kundër bandave xhamajkane dhe kineze të drogës për kontrollin e Londrës, për të depërtuar më pas në të gjitha nivelet e tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan media britanike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb