Pak orë para seancës parlamentare, PD mbledh grupin parlamentar. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se grupi parlamentar i PD është mbledhur rreth orës 8:30 dhe më pas do t’i drejtohen Kuvendit, ku opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.

Në mbledhje pritet të diskutohet për aksionet e opozitës dhe pjesëmarrjen në seancë, në një kohë kur 24 deputetë vijojnë të jenë të përjashtuar.

Sot Garda ka shtuar masat para institucionit dhe ka vendosur një gardh metalik në hyrje të parlamentit. Dy javë më parë deputetët e opozitës tentuan të hynin në parlament dhe u përplasën me punonjësit e Gardës, por edhe kolegët e tyre socialistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: