Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS Romina Kuko, në një lidhje me Skype në News 24 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se në zgjedhje sot ka pasur pjesëmarrje masive, sidomos të të rinjve dhe grave.

Kuko tha se zgjedhjet në SHBA kanë rëndësi tepër të madhe për faktin se në cilin kah do të shkojë bota në vijim. Ajo tha se PS është një parti si motër me Partinë Demokratike Amerikane, por shtoi se kushdo që fiton zgjedhjet, Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleate e SHBA-ve.

Romina Kuko: Ka pjesëmarrje masive në zgjedhje, që nga të rinjtë te gratë. Kjo tregon se njerëzit janë të etur që të votojnë njërin nga kandidatët. Zgjedhjet në SHBA janë tepër të rëndësishme, pasi përcaktojnë sesi do të shkojë bota në vijim. Nuk duhet të harrojmë se kemi konflikte në Ukrainë, në Gazë. Edhe BE miqësinë më të madhe e ka me Amerikën. Edhe NATO dëshiron një lloj stabiliteti. Zgjedhjet amerikane janë tepër të rëndësishme për kahun ku do shkojë bota.

Për ne nuk ka rëndësi se fiton Trump apo Kamala Harris, pasi Shqipëria ka qenë dhe mbetet një vend mik për SHBA-të. PS ka parti si motër Partinë Demokratike Amerikane, kemi lidhje natyrale me demokratët, por ne duam një proces të këndshëm zgjedhor. Kushdo që të jetë president i Amerikës, Shqipëria është një mike e mirë e SHBA.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb