Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili ndodhet sot në seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë. Marrë shkas nga ngjarja që tronditi Kavajën pak ditë më parë, ku i përfshirë rezultoi shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi, Spartak Braho kërkoi të dijë nga drejtori i burgjeve, nëse përfshihet ne veting policia e burgjeve, te paktën drejtuesit kryesore.

Në përgjigje ndaj deputetit Braho, Ismaili u shpreh se për rastin në fjalë janë marrë të gjitha masat, ndërsa pohoi se ka risk të shtuar që punonjësit e burgjeve mund t’u shesin drogë të burgosurve.
“Kemi marrë masat e duhura për rastin e Kavajës. Ka rrisk të shtuar që punonjësit e burgjeve mund t’u shesin drogë të burgosurve. Kemi bërë kallëzime penale edhe për drejtorë burgjesh që kane bërë shkelje në futjen e sendeve të ndaluara. Nuk është marrë asnjë polic në punë pa kaluar verifikimin e përshatshmërinë nga institucionet.” u shpreh Ismaili.

Ndër të tjera Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve shtoi se sa i takon takimeve preferenciale në burgje, fenomeni ka marrë goditje të fortë, dhe sot asnjë i burgosur nuk bën më shumë se 4 takime në muaj.

“ Ka pasur trajtime preferenciale për të burgosurit për sa u përket takimeve, ambjenteve, ushqimeve etj. Por kane marrë goditje të fortë. Sot asnjë i burgosur nuk bën më shumë se 4 takime në muaj” tha Ismaili në përgjigje të deputetit Braho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb