12 gola dhe 11 asiste në 36 ndeshje këtë sezon. Këto shifra do të ishin fantastike për çdo lojtar, do të bindin çdo trajner, por ky nuk është rasti i Serge Gnabry dhe Bayern Munich. Sulmuesi gjerman, pavarësisht këtyre numrave, nuk është titullar fiks në sytë e Nagelsmann.

Vetëm 20 ndeshja ka nisur Gnabry nga minuta e parë, detaje këto sipas Sky Sport mund të sjellin një largim të tij në fund të këtij sezoni. Gjithnjë sipas Sky:

Aaa
Aaa

Bayern nuk do të mbyll dyert në rast të një oferte të përshtatshme për Gnabry. Nuk e kanë me nxitim pasi lojtari ka një kontratë deri në 2026, janë në pozita të favorshme për të negociuar me ekipet e interesuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb