11 ditë nga ndeshja hapëse e Premier League, që Manchester United do ta luajë kundër Leicester City; 10 ditë nga mbyllja e merkatos në Angli… dhe José Mourinhos i mungojnë disa pjesë. “I kam propozuar një listë klubit me pesë lojtarë, që më interesojnë mua, muaj më parë, por nuk kam marrë ende ndonjë”, – pohoi trajneri portugez pas humbjes (4-1) kundër Liverpool, në SHBA. Në Michigan, Mourinho shpërtheu pas një turneu, në të cilin Manchester United nuk ka fituar ndonjë nga katër ndeshjet e luajtura.

Para se të binte ndaj “Reds”, skuadra nga “Old Trafford” barazoi kundër America (1-1), San Jose (0-0) dhe Milanit (1-1). Kjo tregon mungesën e harmonisë së trajnerit me Ed Woodward, zëvendëspresident ekzekutiv dhe përgjegjës për transferimin e lojtarëve te Manchester United.

“Një gjë është ajo që dua dhe një gjë tjetër do të ndodhë”, – tha “Special One”, duke kërkuar përforcime të reja. Deri më tani, këtë verë, Manchester United ka bërë tri nënshkrime: braziliani Fred, ardhur nga Shakhtar për 59 milionë euro, portugezi Dalot, ardhur nga Porto për 22 milionë euro, dhe veterani anglez Grant, ardhur nga Stoke për 2 milionë euro.

Ky eshte formacioni i perforcimeve te Mourinhos, si trajner i Manchester United

Ky eshte formacioni i perforcimeve te Mourinhos, si trajner i Manchester United

83 milionë euro të shpenzuara kësaj vere për tri blerje e vendosin Manchester United si klubin e njëmbëdhjetë europian në investime, në këtë merkato. Në Premier League, vetëm Liverpool (195 milionë euro) dhe West Ham (95 milionë euro) e tejkalojnë atë në këtë drejtim.

“Niveli i grupit tonë të lojtarëve nuk është më lartë se ai i Liverpool dhe Chelsea. Kemi nevojë për nënshkrime dhe për t’i mbajtur yjet tona, nëse duam të luftojmë për titull në Premier League”, – ka nënvizuar Mourinho, që në tri sezonet e tij në “Old Trafford” ka shpenzuar 433 milionë euro për  11 përforcime, shkruan telesport.

Në këtë periudhë, vetëm gjashtë klube të tjera: Manchester City (601), Barcelona (572), Juventus (571), PSG (561), Chelsea (450) dhe Liverpool (449) kanë shpenzuar më shumë se “Djajtë e Kuq”, të cilët spikatën me blerjet e shtrenjta të Pogba (105 milionë euro) dhe Lukaku (85 milionë)…

Maguire (Leicester)dhe Willian (Chelsea) janë objektivat “milionerë” të Jose Mourinhos kësaj vere, me Manchester United që nuk të fituar Premier League që nga viti 2013. “Unë nuk kam në dispozicion as 30% të skuadrës. Shpresoj që djemtë, të cilët janë ende me pushime pas Botërorit, të kujdesen pak për formën e tyre sportive”, – ka shprehur shqetësimin si trajner Mourinho. Dhe rivali i tij i radhës në “International Champions Cup“ do të jetë Real Madridi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: