Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Basha nxjerr vetëm llum nga goja.

Xhaçka shprehet se Basha do të japë llogari në gjykatë për shpifje në lidhje me ato që thotë, ndërsa shton se Xhemal Gjunkshin e njeh Dibra, Shqipëria e bota për bëmat që ka bërë, pasi emri i tij ka dalë edhe në kabllogramet e SHBA.

Postimi i Xhaçkës:

Që Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mesojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një cmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja.

Dhe, sa për zëdhënësin lokal të Lulit, gjeneralin e famshëm Gjunkshi, atë e njeh e gjithë Dibra se kush është, nuk ka nevojë të themi ne asnjë fjalë.

Madje, e njeh e gjithë bota, se ia ka dalë të shfaqet dhe në Ëikileaks me bëmat e tij. Njerëzit që ka marrë në qafë e mallkojnë përditë.

Asnjë minutë kohë për të humbur me personazhe si këta. E gjithë energjia vetëm me qytetarët dhe për qytetarët. 30 Qershori dita e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë.

#30QERSHOR?

⭐BASHKIA QË DUAM⭐

SHQIPËRIA??QË??DUAM

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb