Bashkia Shkodër është duke marrë në administrim Kinema Millenium duke qenë se kontrata e qirasë me qiramarrësin ka tre vite që ka përfunduar.

Shtetasi që e administronte deri më tani kundërshton këtë vendim të bashkisë Shkodër. Bashkia Shkodër bën të ditur se ka tre vite që ka përfunduar kontrata e qirasë dhe godina është pronë e bashkisë.

Administratori i deritanishëm kërkon që bashkia t’i drejtohet gjykatës por inspektoret e policisë bashkiake janë duke zbatuar urdhrin për inventarizimin e Kinemasë dhe më pas lirimin e mjediseve nga personat që e administronin deri më tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb