AFGANISTAN

Tre bomba goditën kryeqytetin e Kabulit në Afganistan të dielën duke vrarë 2 persona dhe lënë 24 të tjerë të plagosur, shprehen zyrtarët. Bomba e parë ishte vendosur në një autobus që transporton studentë. Bomba në autobus shpërtheu në një zonë rezidenciale në Kabulin perëndimor, duke vrarë një person. Dy gazetarë raportohen të plagosur gjatë shpërthimit. Shteti Islamik më pas mori përgjegjësinë për sulmin e ndodhur.

Qyteti Afghan është përfshirë nga një seri sulmesh dhe bombardime vetëvrasëse nga IS dhe talebanët. Të premten, një shpërthim taliban vetëvrases vrau 4 civilë afganë. Një ditë më herët, 6 persona u vranë në një sulm të IS kur një burrë hodhi veten në erë para një akademie afgane.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb