AFGANISTAN

Të paktën 63 persona kanë vdekur dhe më shumë se 182 kanë mbetur të plagosur në një atentat që ndodhi dje nga një terroriste kamikaze, gjatë një ceremonie martese pranë Kabulit.

‘Të gjithë personat që mbetën të vdekur janë civile dhe mes viktimave edhe gra dhe fëmijë’, ka komunikuar sot ministri i brendshëm afgan. Shpërthimi ndodhi brenda një salle ku po zhvillohej martesa në pjesën perëndimore të kryeqytetit rreth orës 22:30 minuta ora lokale (20:30 me orën tonë).

Dëshmitarët okularë kanë thënë për Ansa që atentatorja vetëvrasëse ka bërë shpërthimin në mes të sallën ku po zhvillohej ceremonia. Talebanët kanë mohuar përfshirjen në këtë atentat dhe kanë dënuar shënjestrën e këtyre ngjarjeve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb