Me sy e zemër nga Shqipëria, kuqezinjtë do të tentojnë të kalojnë grupet e Europianit, e për diçka t tillë, nevojitet fitorja ndaj Spanjës. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Salvador Kaçaj, ishte i ftuar në “Euro 24” në News 24, ku dha mendimin e tij në prag të sfidës.

“Mrekullia? Besoj. Në futboll ndodhin shpesh.  Largimi i Hysajt nga formacioni titullar është një plus i madh.

Hysaj e ka mbyllur kapitullin me kombëtaren. Trajneri ka marrë vendimin e duhur. Duhet të ishte Ismajli në vend të Ajetit. Më mirë nga minuta e parë po të ishte Broja”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb