U duk se me huazimin te Panathinaikosi, karriera e Ergys Kaçes do të merrte të tjera ngyra, por jo! Mesfushorin e Kombëtares vazhdojnë ta ndjekin momentet aspak të mira. Kësaj here jo për shkak të aktivizimit, por për pagesa.

Ditën e djeshme, skuadra nga Athina nuk zbriti në fushë për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit, të cilët nuk i kanë shlyëer detyrimet ndaj futbllistëve. Lojtarët i kanë kërkuar presidentit Vasilis Kostantinou, të shlye pagat, në të kundërt, ekipi nuk do të stërvitet deri sa ata të paguhen.

Rezulton se klubi është futbollistët e Panathës deri në muajin tetor. Lajmi është konfirmuar nga mediat greke. Ndërsa jo më larg se javën e shkuar 20 herë kampionët e Greqisë u dënuan nga Federata Helene e Futbollit, me heqjen e 3 pikëve, për shkak se i detyroheshin 500 mijë euro një mbrojtësi gjerman.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kacen-e-ndjek-tersi-edhe-te-klubi-i-ri-lojtaret-e-panathinaikosit-bojkotojne-stervitjen/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: