TIRANE – Në bashkëbisedimin më gazetarët, kryedemokrati Basha komentoi edhe ngjarjen e së dielës në Bularat, ku 35-vjecari Konstandinos Kaçifas mbeti i vrare ne shkembim zjarri nga forcat RENEA.
«Kjo është një ngjarje kriminale dhe përpjekjet për ta kthyer në ngjarje politike i shërbejnë vetëm atyre që duan të largojnë vemendjen nga kriza e thellë ku ndodhet vendi në këtë anë të kufirit. Dhe pa dyshim ka aktorë nga ana tjetër e kufirit që duan ta shfytëzojnë për axhendën e tyre politike.”- u shpreh Basha ndërsa theksois e të dyja përpjekjet janë të dënueshme.
“Në rastin e përpjekjes së Edi Ramës për të zhvendosur në mënyrë artificiale dhe me retorike të papranueshme kundër opozitës, një ngjarje e cila është kriminale dhe ashtu duhet trajtuar është tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij. Kërkon të kapet pas gjithckaje për të larguar vëmendjen nga fakti se ne sot nuk qeverisemi, por kemi një bandë që preokupim kryesor ka si të shpëtojë Ramën, Tahirin, Dakon, Gjiknurin etj, nga përgjegjësia për bashkëqeverisjen me krimin.” vijoi me tej kryedemokrati.
«Kemi të bëjmë me një njeri të destabilizuara psikologjikisht, i rrezikshëm për Shqipërinë , që nuk është në gjendje vetëm të përdorë ngjarje të tilla kriminale por edhe të prodhojë ngjarje dhe fenomene që mund të cojnë drejt destabilizimit Shqipërinë dhe rajonin. Streha e fundit e maskarallëkut është nacionalizmi i shtirur.”-u shpreh ndër të tjera Basha.
(BalkanWeb)