GREQI-Pas vrasjes së ekstremistit grek nga RENEA Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, në Greqi kanë nisur protestat me kore raciste ndaj shqiptarëve.
Rreth 200 persona kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar gjatë mbrëmjes së sotme në Athinë.
Tubimi është zhvilluar para parlamentit, ndërsa protestuesit kanë shpalosur një pankartë ‘Kacifas i pavdekshëm’. Në thirrjet e tyre , turma kërcënon për hakmarrje.
Ata dëgjohen teksa thonë njëzëri:
Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje
Çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë
Dëgjoni mirë derra shqiptarë, do kthehemi sërish dhe do dridhet toka
Ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon
Jashtë tani të gjithë shqiptarët
(d.d/BalkanWeb)