GREQI- Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous e konsideroi detyrim moral të ngrejë çështjen ‘Kacifas’ si dhe të shkeljes sipas saj të të drejtave të minoritarëve të zonës në Shqiperi.
“Kacifas mund të arrestohej, por u ekzekutua nga policia shqiptare”-ka thënë eurodeptuetja për mediat greke.
Për kryeministrin Rama dhe deklaratat e tij, eurodeputetja Theoharis deklaroi se si me qipriotin S. Solomu, le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron “ekstremist të marrë” e jo Athina Kostandinos Kacifën.
“Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së të drejtave dhe vrasjes së Kacifas në Parlamentin Evropian”- ka thënë ajo.
Kujtojmë se edhe më herët eurodeputetja greke ka thënë se vrasja e Kacifas do t’i hapë probleme Shqipërisë me anëtarësimin në BE.
(d.d/BalkanWeb)