TIRANË- Çështja e vrasjes së ekstremistit grek, minoritarit Konstantinos Kacifas në Bularat duket se do të vazhdojë gjatë të qëndrojë si temë debati mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Burime diplomatike konfirmojnë informimin e ekipit policor grek dje në Tiranë për rrethanat e ngjarjes dhe hetimin paraprak, në pritje të vendimit të prokurorisë së Tiranës, ku duhet të përfshihen dhe provat. Në fazën e parë, pala shqiptare ka përshkruar ngjarjen dhe reagimin e policisë shqiptare.
Ekipi grek do qëndrojë në Tiranë deri në mbyllje të hetimit. Diplomacia greke konsideron se kërkesa e familjes për dorëzimin e trupit duhej pranuar menjëherë pasi nuk ndikon në asnjë drejtim drejtësinë vendore, theksojnë burime të sigurta në Greqi
(BalkanWeb)