Partia greke “To Potami” ka reaguar pas vdekjes së minoritarit grek Kostanidnos Kacifas në përballje me armë me forcat RENEA në Gjirokastër.

Sipas “To Potami-t” duhet të përgjigjet edhe shteti shqiptar në lidhje me këtë vrasje të 35-vjeçarit.

“Të përgjigjet pala shqiptare, jo vetëm policia shqiptare për rrethanat që shkaktuan vrasjen e Kacifas. Kryesore është të sqarohet nëse i dhanë mundësinë Kacifas të dorëzohet. Pala shqiptare është e detyruar të japë përgjigje  të detajuara dhe bindëse”

Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vite u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën ditën e djeshme.

Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb