NGA ZONJA VJOLLCA


 


500 gr kadaif


300 gr gjalpë

300 gr hallvasi

300 gr arra

100 gr çokollatë

10 peta të holla

 

Për shërbetin:

1 kg sheqer

750 ml ujë

2 lugë gjelle lëng limoni

 

Fillimisht në një tepsi përziejmë mirë kadaifin me 200 gr gjalpë të shkrirë. Lyejmë një tepsi me gjalpë dhe shtrojmë në të 5 peta të spërkatura mirë me gjalpë. Mbi petë vendosim ½ e kadaifit, e nivelojmë mirë dhe mbi të shpërndajmë arrat e copëtuara, më pas hallvasinë të prerë në copëza të vogla. Në vendet bosh ku nuk kemi vendosur hallvasi, vendosim çokollatën e zezë. Shtrojmë pjesën tjetër të kadaifit duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen më pas me 5 petët e tjera të spërkatura me gjalpë. E presim kadaifin dhe më pas e vendosim për ta pjekur në temperaturën 150 gradë Celsius për 1 orë. Ndërkohë përgatisim shërbetin me 1 kg sheqer, 750 ml ujë dhe pak lëng limoni. Pasi kadaifi të jetë ftohur e shërbetosim.

(d.b/BalkanWeb)