Shkrimtari, Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes, ndërsa shtëpia e tij është  kthyer në muze. Kryebashkiaku Veliaj tha se po vihet dorë mbi një xhevahir, i cili shumë shpejt do të kthehet si epiqendër  për turistët e huaj.

Por, ky përvjetor vjen ndryshe për njeriun e madh të letrave shqipe, shtëpia e të cilit shumë shpejt do të jetë një muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë kryeqytetin. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten e njohur Elisabetta Terragni, kanë nisur pa humbur kohë punën për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh shqiptar në Rrugën e Dibrës, e cila në të ardhmen do të jetë një destinacion turistik jo vetëm për të pasionuarit pas veprave të Kadaresë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Po vëmë dorë mbi një xhevahir që do të kthehet në epiqendër për turistët; Falenderoj Ismail dhe Helena Kadarenë për bashkëpunimin. Jam shumë i lumtur që me rastin e ditëlindjes së të madhit Ismail Kadare kemi nisur punën në atë që nuk është vetëm një shtëpi muze, por është një eksperiencë në zemër të Tiranës, në një pallat i cili mbart shumë histori; një pallat që çoi Maks Velon për vite të tëra në burg, një pallat ku me Kadarenë ka qenë komshi edhe shkrimtari Dritëro Agolli”, tha Veliaj.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb