Gjatë konferencës për shtyp në Seul, pasi mori çmimin e letërsisë “Pak Kyong 2019”, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka folur dhe për çmimin Nobel që iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili kishte mbrojtur Millosheviçin.

Kadare është shprehur se ka drekuar disa herë me të dhe se mendonte se Handke kishte kaluar kufirin e letërsisë dhe se ishte kundër Akademisë Suedeze që ia kishte dhënë çmimin Nobel në letërsi.

“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë. Ai është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje”, tha mes tjerash Kadare.

Peter Handke ka fituar çmimin Nobel për Letërsi për këtë vit, ndërsa u kontestua nga shumë shkrimtarë, të cilët deklaruan se ai kishte mbrojtur krimet serbe në Kosovë dhe diktatorin famëzi Millosheviç.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb