Bota e letrave është sot në zi me ndarja nga jeta të shkrimtarit të madh , Ismail Kadare.

Dhurata Shehri pedagoge, në një lidhje live në News24 ka treguar detaje nga marrëdhënia e saj me kolosin e letrave shqipe, marrëdhënie që nisi formale dhe në fund shkoi u kthye edhe në familjare

Shehri u shpreh se ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për lexuesin që nuk do të ketë më fatin të ketë në duar botime të reja.

“Humbje e madhe e lexuesit, nuk do të kenë mundësi të marrin botime të reja nga shkrimtari i madh.
Kam pasur fatin ta takoj shpesh herë, në takime formale dhe të familjare e të ngrohta.

Kur e takova për herë të para 20 vitesh kisha frikë nga një njeri gjenial përballë të cilit nuk do të gjeja dot fjalët e duhura. Ankthi dhe përballja me një njeri gjenial.

E dyta është një ide që ka nisur rreth 50 vite më parë, që ndoshta nuk është mirë ta njohësh shkrimtarin por t’i njohur veprën sepse njohja mund të çojë në interpretime jo të duhura që nuk do të ndodhnin nëse nuk do ta njihja.
Por me kalimin e viteve, mendoj që bisedat me të ishin biseda që të jepnin rrugë për ta interpretuar disa pjesë të veprës së tij e për të gjetur një vend më të volitshëm në letërsinë shqipe.

Në pamje të parë dukej shkrimtari i ndryshëm nga oratori. Kadare kishte më të fortë penën se të folurën, por kur ndjehej zot shtëpie të trajtonte si mik”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: