TIRANË– Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ka fituar çmimin “Jerusalemi” për vitin 2015. Çmimi do t’i dorëzohet nga kryetari i komunës Nir Barkat, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jerusalem, që mbahet muajin tjetër.

Sipas gazetës “Haaretz”, Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në shkrimet e tij.

Arsyetimi i vendimit të jurisë së Jerusalemit:

“Kadare është një tregimtar ironik dhe tepër interesant që rrëfen shkëlqyeshëm me nënkuptime të tërthorta rreth fajit kolektiv, veçanërisht në mos ndëshkimin e këtij faji… Edhe pse në formën e të shkruarit personazhet janë kryesisht lokalë, kuptimi dhe rëndësia janë padyshim universale”, thuhet në vendimin jurisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: