TIRANË

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur para maturantëve dhe nxënësve theksoi se arsimi në vend ka hyrë në rrugën e duhur.

Duke renditur masat e marra nga qeveria shqiptare për fushën e arsimit, shefi i qeverisë pohoi se ka përfunduar koha e mësuesve, të cilët tregonin para klasës se flamurin kombëtar e ka ngritur Ismail Kadare në vitin 1912.

“Shkolla jo vetëm që nuk po shkon si më parë, por është në një rrugë e re. Duhet kohë për rezultatet, por kjo është rrugë e re. Nuk e di a ka më mësues, të cilët thonin se Ismail Kadare ka ngritur  flamurin e pavarësisë në Vlorë.  Ne kemi librat e Oksfordit dhe Kembrixhit, këto janë tekstet e nxënësve tanë, të cilët mësojnë si bashkëmoshatarët e tyre”, tha kryeministri.

Gjithashtu shefi i qeverisë u ndal edhe tek drejtshkrimi i gjuhës shqipe, i cili sipas tij,  lë shumë për të dëshiruar. Kryeministri Rama nënvizoi se kjo ka ardhur si rezultat i bashkimit në një lëndë të vetme të gjuhës amtare dhe letërsisë.

“Me vjen mirë që arritëm të kthenim gjuhën shqipe siç i takon dhe e përmirësuam. Gjuhën amtare e morën dhe e bashkuam me letërsinë. Pastaj nuk është e rastësishme, por është rezultat dhe sot ne shikojmë pasoja të rënda kudo në shkrimin e saj”, shtoi Rama.

E pranishme në aktivitet Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se sot flasim për një gjimnaz të ri në mendësi.

“Më parë nuk zgjidhnin nxënësit por mësuesit sepse duhet të plotësonin orët. Tashmë kemi njeë qasje të re, mësuesi i shërben nxënësit dhe bashkë me prindërit nxënësi firmos. Nuk bëmë transferim mekanik por kemi një gjimnaz të ri në mendësi. Sot ka ndërveprim që këta të rinj të kenë sukses nesër. Kemi një gjimnaz që bashkohet me arsimin 9 vjecar është në standarde dhe i vlerësuar. Sfida është përball nesh të studiojmë dhe përgatitemi më mirë”. -u shpreh Nikolla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb