Ismail Kadare thotë se ikja masive e kosovarëve nga vendi për të mbetet mister dhe e pakuptueshme. Thotë se kjo nuk është diçka natyrale dhe se për këtë nuk ka shpjegim. “Po ndodh diçka jonatyrale, diçka që është kundërthënëse me tërë atë flijim të madh që bëri Kosova për të fituar lirinë”, tha ai në një intervistë.

Ai krahasoi vendin me Greqinë, një vend me shumë borxhe por qytetarët e së cilës nuk po ikin. “ Si e humbën shpresën këta njerëz të Kosovës kaq shpejt? Ç’duhet të thotë Greqia që ka 300 miliardë borxhe dhe s’di ku do ti gjej paratë, e përsëri nuk po e humb shpresën”, tha Kadare.

Ismail Kadare: Hapja e dosjeve nuk është luks, është domosdoshmëri

Shkrimtari Ismail Kadare është fitues i Çmimit të Jeruzalemit në Letërsi për vitin 2015. Shkrimtari në emisionin ‘Shqip’ me Rudia Xhunga ka folur për çmimin dhe për çështje tjera. Thotë se ka shumë çmime për letërsi por se ai i ka marrë ato më kryesore.

“Aq shumë, sa siç thonë, të ikën mendja e kokës”, tha ai duke folur për llojet e çmimeve për letërsinë.
Tha se çmimi i Jeruzalemit për Letërsi tha se është i çmueshëm sidomos nga shkrimtarët që vijnë nga vende problematike.

“Është shumë i fuqishëm, është shumë i theksueshëm nga ana morale si çmim, e ka edhe temën e ka të bukur. Jepet lirinë në letërsi”, tha Kadare.

Tha se Jeruzalemi është vend ku çmohen vlerat dhe letërsia, derisa theksoi se dosjet në Shqipëri duhet hapur por jo pa nxjerrë të vërteta të mëdha, pa nxjerrë të vërteta të hidhura për një shoqëri.

“Në të vërtetë po t’i biem shkurt të flasim është një turp që kjo nuk po ndodh. Nuk ka asnjë arsye objektive të mos ndodhi, madje ka shumë avokat të mos hapjes së dosjeve që gjejnë nga mënyrat më meskine për të justifikuar, për të përligjur mos hapjen”, tha Kadare. Tha se hapja e dosjeve është detyrim, domosdoshmëri absolute.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: