TIRANË- Pas atentatit të ndodhur në Paris ku humbën jetën 12 persona, shkrimtari Ismail Kadare ka thënë se populli shqiptar s’duhet të vuajë më nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve.
Kadare në një intervistë për Gazetën Express u shpreh se: “Është një komb i vetëdijshëm, është një komb me identiteti europian, ka lindur në kontinentin europian, midis qytetërimit europian. Është në gjuhë, kulturë, mentalitet e kujtime kombëtare europian. Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identiteti të dyfishtë”.
Sipas shkrimtarit Ismail Kadare kombi shqiptar duhet të bindet se është europian dhe s’ka të bëjë me këto. “Është europian, ka rrënjë europiane, ka histori europiane, ka kulturë europiane, ka kujtesë europiane, ka gjuhë europiane. Kjo është. Asgjë tjetër”, nënvizoi Kadare.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: