TIRANE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24 ka komentuar djegien  e mandateve dhe zëvendësimin  e tyre nga kandidatët e listës. Kadilli u shpreh i bindur që Rama u bën presione të forta kandidatëve të listës që të marrin mandatet e lëna nga opozita. Ish-deputeti tha ndër të tjera se përfaqësuesit e rinj të opozitës hyjnë anonim në Kuvend dhe se një gjë e tillë e bën qesharak Parlamentin.

“Di që bëhet presione të forta mbi deputetët e listës që të marrin mandatet, nga sekserët e Ramës. Bravo i qoftë kujtdo që dogjën mandatet. Nuk është një akuzë në tym, por një provë e vërtetë.

Hyjnë anonim dhe mbetin anonim dhe e bëjnë qesharak Parlamentin. Një model që kërkon edhe Rama. Personat që deklarojnë publikisht që do djegin mandatin dhe më pas kthehen. Po të ishte nga deklaratat mandati do ishte djegur deri në tetor.

Prokurorja po i shërben një gjëje, nuk po heton ekzakt atë që do opozita. Ku është ky Prokurori i Përgjithshëm? Pse nuk heton aferat korruptive? Pse nuk heton PPP-të? Qeveria drejtohet nga Edi Rama dhe është e gjitha e marrë peng. Asnjëherë nuk kemi patur kriminelë si ky. Asnjë sistem politik europian nuk ka në krye, një kryeministër të  lidhur kaq shumë me krimin.”-tha Kadilli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb