KOSOVË
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka përgënjeshtruar raportimet se ai është nisur drejt Gjykatës së Hagës. Ai shprehet se nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë do ta bënte publike pa asnjë kompleks.
‘’Haga është vend i bukur. Sot është dita për Lirinë e Shprehjes. Ia uroj mediave. Ky është një margaritar i Beratit. E ka marrë si mision ndaj neve. Nuk është korrekte kur nuk ka të vërtetë. E kam thënë publikisht se do ta bëja njoftimin.
Duhet ta dijë secili se kur e kemi krijuar Specialen, nuk do ta kisha votuar ndoshta. Unë e falënderoj Zotin çdo ditë që ka dhënë mundësinë me qenë në UÇK.Këto janë spekulime, s’di çfarë qëllimi kanë . Skam ftesë e as s’jam duke shkuar në Hagë as për vizitë e as për Specialen’’-tha ai.