KOSOVË

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë sot në Konventën e Gruas Demokratike, ndërsa të pranishme ishin afër 1 mijë gra të Partisë Demokratike nga e gjithë Kosova. Sipas Veselit, është krenari që PDK-ja ka një pjesëmarrje kaq të madhe dhe kaq entuziaste të aktivisteve.


“Lufta Kundër Korrupsionit është mesazhi ynë kryesor në këto zgjedhje. Por, unë gjithmonë them se lufta kundër korrupsionit është vetëm mjeti, jo qëllimi. Qëllimi ynë është që ta ndërtojmë një të ardhme dinjitoze për Kosovën, duke forcuar ekonominë, duke forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe duke u ofruar të rinjve mundësi për të qëndruar në Kosovë.


Lufta jonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, jo vetëm që do i japë fund largimit të rinisë, por do t’u shërbejë të gjithëve, përfshirë këtu edhe gratë. Mbështetja juaj do jetë vendimtare për të arritur fitoren në këtë luftë.


Unë kam besim të plotë në përkushtimin e grave të Kosovës për ta luftuar korrupsionin, në mënyrë që të hapim mundësi për rininë dhe ta ndalim largimin e fëmijëve tanë.o vetëm pjesëmarrjen më të lartë të grave, por edhe dedikimin më të madh që ka pasur ndonjëherë për të arritur barazinë gjinore, përfaqësimin dhe për ta fuqizuar gjendjen e grave në shoqëri. Nëpërmjet luftës kundër korrupsionit, ne do të kursejmë fonde të cilat do i përdorim për të financuar fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë”, ka thënë Veseli.