KOSOVË

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar presidentin e parë, Ibrahim Rugovën në 13- vjetorin e vdekjes së tij. Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është shprehur se ish-presidenti Rugova ka zënë një vend të merituar në historinë e shtetit të Kosovës.

“Sot, në 13 vjetorin e vdekjes, kujtojmë e nderojmë Ibrahim Rugovën, presidentin e parë të Kosovës.

Emri i tij zë një vend shumë të merituar në historinë më të re të vendit tonë. Rugova, mes shumë tjerave, besonte thellësisht në vlerën e pashmangshme që ka dialogu politik për të ecur përpara, prandaj, sot, nderimi për Rugovën nënkupton përvetësimin e kësaj vlere dhe veprimin politik që del prej saj”, shkruan Veseli.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb