PRISHTINE – Kadri Veseli është zgjedhur Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në Konventën e 7-të të jashtëzakonshme të PDK-së, Hajredin Kuçi, pasi deklaroi se në garën për kryetar të partisë ishte vetëm një kandidat, propozoi votim të hapur.

Delegatët i dhanë votën e plotë Veselit për të drejtuar PDK-në, me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

“Faleminderit për besimin që keni treguar ndaj meje. Dua që në fillim të theksoj falënderimin tonë të përbashkët për njeriun që themeloi partinë, forcoi dhe fitoi… ish-kryetarin e PDK-së, presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi”, – ka thënë në hyrje të fjalimit të tij Veseli, pas marrjes së postit drejtues të partisë, transmeton Koha.

Veseli tha se PDK-në e presin shumë punë të përbashkëta për vendin e për qytetarët.

“Do të vazhdojmë aleancën e përhershme dhe të përjetshme me SHBA. Do të vazhdojmë orientimin tonë pro-perëndimor, anëtarësimin tonë në NATO me Forcat e Armatosura të Kosovës, forcë e cila së shpejti do të themelohet”, – theksoi Veseli.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: